Vikena KamenicaMexosporanoja Vikena Kamenica përjeton suksesin e rradhës. Akademia Verore “Mozarteum” në Austri e ka vlerësuar atë me çmim të parë në konkursin për këngët satirike.

Koncerti u zhvillua në datën 14 Gusht midis më shumë se 20 pjesëmarrësve të tjerë.

Një interpretim krejt ndryshe nga ai që është parë deri më tani në muzikë. Këtë ka synuar si risi Akademia Verore e “Mozarteum” e Austrisë një nga institucionet më me prestigj edhe për faktin se zhvillon veprimtari në qytetin e lindjes së mjeshtrit të madh të muzikës Moxarti në Salsburg.

E pikërisht nga kjo Akademi Mexosporanoja shqiptare Vikena Kamenica është kthyer me çmimin e parë për interpretimin e këngëve satirike. Kamenica e ka fituar këtë çmim në kuadrin e koncertit konkurs me temë “Humor, shaka dhe ironi në muzikë”.

“Është një sadifaksion shumë i madh, dhe një kënaqësi që prindërit e morën këtë kënaqësi. Konkurrenca ishte shumë e fortë, kishte pjesëmarrës nga të gjitha vendet dhe kishte një përfshirje shumë të madhe. Ky ishte konkursi i dytë ku unë mora çmimin e parë, ndërkohë që ishte edhe një konkurs më parë ku unë mora çmimin e dytë dhe ky ishte një vlerësim i madh për mua”- u shpreh Mexosporanoja Vikena Kamenica.

Koncerti u zhvillua në datën 14 gusht midis më shumë se 20 pjesëmarrësve të tjerë të përzgjedhur nga shumë vende të botës në këtë stil të ri të interpretimit muzikorë që është quajtur ndryshe edhe “New Music”. /BW

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here