Tom Cruise ka çuar “Mission Impossible” në Dubai. Aktori protagonist i filmit dhe ekipi realizues i episodit të katërt të misionit të pamundur kanë parakaluar në tapetin e kuq të premierës botërore të filmit në vendin, ku edhe është realizuar pjesa më e madhe e filmit. 

Filmi “Mision i pamundur” e ka nisur rrugëtimin e tij në vitin 1996 me episodin e parë duke ndjellë miliona fansa në të gjithë botën që në nisje të tij. Regjisori i filmit, Brad Bird ka treguar nga premiera e episodit të katërt që vendosën të vijonin filmin pikërisht sepse fansat e kërkuan këtë gjë. Por për të kjo është edhe një përgjegjësi shumë e madhe.

“Kur ke përballë miliona njerëz që presin filmin tënd është një peshë e madhe përveçse një gëzim për punën tënde e cila pëlqehet”, ka theksuar regjisor Bird.

Filmi aksion është kuruar me kujdes dhe në këtë episod nuk kanë për të munguar as skenat aksion dhe shpërthimet me eksploziv, madje edhe protagonisti Tom Cruise shfaqet duke zbritur nga një prej ndertesave më të larta në botë.

Pjesa më e madhe e skenave të filmit “Mission Impossible – Ghost Protocol” janë xhiruar në Dubai, premiera e të cilit ishte po aty. Në kinematë e Japonisë filmi nis projeksionin më 16 dhjetor ndërsa në kinematë e Amerikës dhe në të gjithë botën do të nisë projeksionin më 21 dhjetor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here