Në konkursin e bukurisë Miss Globe 2011”, që tash e sa vite mbahet tradicionalisht në Shqipëri, ka fituar bukuroshja gjermane Stephanie Alice, 20 vjeçare nga qyteti Karlsruhe.

Biondja me sy të kaltër, e gjatë 178 cm, me origjinë nga Polonia, ka triumfuar bashkë me dy shoqërueset: Miss Kolumbia, Eda Ferri, shoqëruesja e dytë, dhe Miss Sllovakia, Michaela Gasparovicova, shoqëruesja e parë.

“Është një gëzim i jashtëzakonshëm, duhet t’i telefonoj prindërve për t’iu dhënë lajmin e mirë”, ka thënë fituesja teksa mbante lotët, e rrethuar nga konkurrentet e tjera, mikesha të reja të njohura gjatë ditëve të turit nëpër Shqipëri, raporton Noa.

Skenës madhështore i është shtuar edhe interpretimi i çiftit të këngëtarëve, një nga më të suksesshmit dhe më të kilikuarit për këtë vit, Anjeza Shahini dhe Dren Abazi.

Ka performuar një nga hitet e saj edhe Flaka Krelani, ndërkohë që numri koreografik i realizuar nga balerinët e shkollës së baletit ka dhuruar gjithashtu shumë emocione.

Befasia e mbrëmjes ka qenë një bashkëpunim shqiptaro-italian, i realizuar enkas për këtë spektakël nga i famshmi Andrea Del Principe dhe këngëtari shqiptar Devis Xherahu.

Del Principe ka interpretuar një nga këngët më të njohura të tij, ndërkohë që përballë prezantueses Hygerta Sako nuk e ka fshehur dëshirën për të realizuar një recital në Tiranë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here