Kim Kardashian e zbukuron ballinën e këtij muaji të revistës turke “Cosmopolitan”. Ylli i bukur edhe vetë ishte befasuar kur e pa fotografinë.

“Kjo revistë ka disa botime në disa gjuhë dhe kur kam realizuar fotografi për ta nuk e kam ditur që versioni në gjuhën turke do ta vendosë foton time në ballinë pikërisht në këtë muaj, kur është Dita e përkujtimit të gjenocidit të cilin mbi armenët e zhvilluan turqit”, kishte shkruar Kim në bllogun e saj.

Ky yll është shumë krenare me prejardhjen e saj armene. “Ajo ka shumë vlerë për mua. Jam rritur në familjen e cila më ka mësuar që të jem krenare me këtë, me prejardhjen dhe kulturën armene”, tha Kardashian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here