Filmi “Lena and Me” (“Lena dhe unë”) i regjisores Blerta Basholli ka fituar pesë çmime në festivalin “First Run film Festival” që është mbajtur në New York.

“Çmimi për mjeshtri”, i ka takuar pikërisht filmit të regjisores nga Kosova, ndërkohë që për lojën në film janë shpërblyer edhe aktorët e filmit Yllka Gashi, Shpend Xani dhe Shqipe Biba.

Filmi ka marrë dhe çmimin për kamerën më të mirë që në këtë rast i ka takuar Michael Rossettit.

Për regjisoren Basholli, çdo pjesëmarrje në festivale është e rëndësishme, ndërkaq marrje e çmimeve është emocion i veçantë. Ajo ka garantuar një gjë.

Filmi do të vazhdojë të udhëtojë në festivale dhe shpresojmë të pranohet dhe të marrë edhe çmime të tjera”, ka thënë Basholli, e cila aktualisht po qëndron në “kryeqytetin e botës” ku po bën master për regji të filmit.

Filmi tani veç sa është përfunduar dhe ‘First Run Film Festival’ është festivali i parë ku ka marrë pjesë”, ka thënë Basholli për gazetën.

“Lena and Me” është film artistik i metrazhit të shkurtër, xhirimet për të cilin janë bërë në New York, në dhjetor të vitit 2009.Basholli ka rrëfyer edhe temën që përthekon filmi i saj.

Lena dhe Ardi duhet të martohen. Si emigrantë shqiptarë në Amerikë ata pranojnë martesë të aranzhuar nga prindërit e tyre.

Momentet ironike dhe komike fillojnë kur ata duhet të bëjnë edhe një aranzhim tjetër, të jetojnë edhe për veten e tyre, deri sa të zgjasë”, ka treguar BasholliNë rolet kryesore të këtij filmi luajnë: Yllka Gashi, Shpend Xani, dhe Shqipe Biba.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here