Të interpretosh rolin e Jezu Krishtit është vështirë për çdo aktor, por Michael Sheen ka arritur ta bëjë këtë gjë për 72 orë radhazi, pa asnjë ndërprerje.

Aktori hollivudian nuk pushoi as pas mbarimit të performancës, sepse në fund ai qëndroi në kryq duke risjellë edhe një herë historinë e Jezu Krishtit.

Michael Sheen e realizoi këtë projekt të quajtur Passion Play në Port Talbot, qytetin e tij të origjinës, në jug të Uellsit.

Aktrimi filloi të premten me aktorin duke dalë nga deti dhe vazhdoi të shtunën me Darkën e Fundit, menu e së cilës në këtë rast ishte sanduiç dhe birrë.

Shfaqja u mbyll me kryqëzimin e Sheen mbrëmjen e djeshme në prani të 6 mijë personave. Aktori eci përmes qytetit me një kurorë gjembash në kokë dhe duke mbajtur kryqin e madh në krahë.

Vendasit u shprehën se kjo është një nga ngjarjet më të mëdha që ka ndodhur në Port Talbot./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here