“Inception” kryeson në kinematë jashtë SHBA-së për të dytën fundjavë me radhë, duke mbledhur 46,6 milionë dollarë të ardhura nga 58 tregje.

Në pozitën e parë gjendet premiera në Spanjë e cila ka mbledhur 4.5 milionë dollarë, ndërsa në të dytën Brazili me 2 milionë dollarë.

Pas një muaji, trileri fantastiko-shkencor i regjisorit Christopher Nolan me Leonardon DiCaprio në rolin kryesor ka mbledhur 250 milionë dollarë të ardhura – në Britaninë e Madhe (39.4 milionë dollarë) dhe Japoni (23.7 milionë dollarë).

“Toy Story 3” pason me 29.4 milionë dollarë nga 49 tregje, duke rritur fitimin nga kinematë jashtë SHBA-së në 498.7 milionë dollarë. Në Japoni trilogjia e Pixarit ka kryesuar për pesë javë radhazi me 5.4 milionë dollarë nga tregu i përgjithshëm prej 77.5 milionë dollarë.

Filmi “Salt” i renditur në vendin e tretë, ka kryesuar me premierat në Tajlandë, Singapor dhe Filipine duke mbledhur 16.9 milionë dollarë të ardhura në 39 tregje. Trileri mbi spiunazhin me Angelina Jolie ka grumbulluar 62.8 milionë dollarë që nga shfaqja e parë në kinematë jashtë SHBA-së, më 21 korrik.

“Grown Ups” kryesuesi i ri në Rusi, pason me 12.7 milionë dollarë nga 30 tregje. Fitimi përgjithshëm i komedisë së Adam Sandler është 33.5 milionë dollarë.

“Step Up 3D,” vazhdimi i tretë i filmit mbi vallëzimin urban, ka vendin e pestë me 12.3 milionë dollarë të ardhura nga 11 tregje; poashtu ka mbledhur edhe 15.5 milionë dollarë në Amerikën Veriore.

Fitimet tjera jashtë SHBA-së përfshijnë: “Shrek Forever After,”  me 426.7 milionë; “The Twilight Sage: Eclipse,” me 372.8 milionë dollarë; “Knight and Day,” me 128 milionë dollarë; “The Karate Kid, me ” 94.7 milionë dollarë “The Sorcerer’s Apprentice,” me 54.2 milionë dollarë; “The Last Airbender,” me 53 milionë dollarë; “Despicable Me,” me 43.5 milionë dollarë; dhe “Cats and Dogs: The Revenge of Kitty Galore,” me 11.1 milionë dollarë.

Fitimet nga shfaqja e filmave jashtë SHBA-së janë duke lulëzuar deri tani këtë vit. Sipas shifrave të studiove deri në mbarim të korrikut, kompanitë më të rëndësishme të Hollywoodit – 20th Century Fox, Disney, Warner Bros.,

Paramount, Universal dhe Sony kanë grumbulluar 7.9 miliardë dollarë, 32 për qind më shumë se vitin e kaluar, Fox, i përforcuar me filmin “Avatar”, udhëheq të ardhurat me 2.2 miliardë dollarë, pasuar nga Disney (1.7 miliardë dollarë), Warner Bros. (1.5 miliardë dollarë), Paramount (1.3 miliardë dollarë), Universal (726 miliardë dollarë) dhe Sony (494.5 miliardë dollarë).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here