Lajmi i mirë për të është se komedia e animuar “Hop” është ngjitur në krye të top listës së arkës filmike, duke grumbulluar 21,7 milionë dollarë. Ndërsa lajmi i keq për të është se komedia e re aksion “Arthur” nuk ka mundur të arrijë suksesin e ngjashëm.

Komedia, e cila është ribërje e romancës së vitit 1981 të Dudley Moore për një burrë të pasur, ka pasur një debutim modest duke grumbulluar 12,6 milionë dollarë. Në vendin e tretë të arkës filmike këtë fundjavë është radhitur “Hanna” me 12,3 milionë dollarë.

Në këtë film luajnë aktorët Cate Blanchett, Eric Bana dhe Saorise Ronan. Ndërkohë, “Hop” ka arritur që pas dy javësh qëndrimi në pozitën e parë të arrijë shifrën e përgjithshme prej 68,2 milionë dollarësh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here