“Guximi” i Genta Ismajlit po rrotullohet edhe nëpër televizionet suedeze.

Një kompani e njohur suedeze për reklamimin e produkteve të tyre përdor një melodi shoqëruese të ngjashme me këngën e Gentës, “Guximi”.

Është fjala për kompaninë “Tex mex tapas” Santa Maria e cila për nevoja të saj ka kombinuar melodinë e këngës së Gentës duke shoqëruar atë me një video të saj.

Producenti Daniel Palmada, i cili ka huazuar melodinë e këngës “Guximi”, u shpreh se nuk ishte në dijeni nëse kënga e tyre është e huazuar nga diku tjetër për vetë faktin se melodinë, studioja e tyre e kishte blerë në disa studio të njohura amerikane, nga ku ndoshta edhe Genta e ka blerë nga ana e saj, shkruajnë mediat shqiptare.

Këngëtarja e njohur kosovare ende nuk ka reaguar për këtë rast.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here