Festivali i Filmit i Evropës Juglindore, nikoqir i të cilit është kryeqyteti francez, këtë vit ka rezervuar vend edhe për dy filma nga Kosova.

“Gomarët e kufirit” me regji të Jeton Ahmetaj dhe “Gjini” me regji të Korab Lecajt, janë filmat që do të bëhen pjesë e festivalit, i cili nis rrugëtimin në Paris më 12 prill.

Filmi “Gjini” do të shfaqet në kategorinë e filmave të shkurtër dhe është jashtë garës, përderisa “Gomarët e kufirit” do të garojë për çmimet e festivalit në kategorinë e filmave artistikë.

Sipas ueb-faqes zyrtare të Festivalit të Evropës Juglindore, për gjashtë ditë do të shfaqen projekte kinematografike të vendeve të ndryshme, duke përfshirë Shqipërinë, Slloveninë, Bullgarinë, Bosnjën. Kroacinë, Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë, Turqinë, Rumaninë etj.

Festivali i Evropës Juglindore bën përpjekje të bashkojë shtetet e Evropës Perëndimore për të dhënë një kontribut të veçantë për bashkimin e kulturës evropiane”, thuhet në historikun e këtij festivali, i cili bashkon 12 shtetet e Evropës Juglindore.

Gomarët e kufirit” është film i bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, premiera e të cilit është dhënë në shtator të vitit të kaluar në festivalin ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë “PriFilmFest”. Filmi me skenar të Jeton

Neziraj shpalos një rrëfim të vitit 1968, që ndodh në një zonë kufitare mes ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, ku një burim uji ishte vendi ku takoheshin njerëzit andej e këtej kufirit.

Ndërkaq, premiera e filmit “Gjini” është dhënë në dhjetor të vitit të kaluar në kuadër të festivalit ndërkombëtar të studentëve të filmit e teatrit “Skena UP”, ku ka marrë çmimin për fotografinë më të mirë. Ai sjell rrëfimin e një burri që lirohet nga burgu i Serbisë dhe kthehet në shtëpi tek djali i tij Gjini, për të cilin i ati është i huaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here