Filmi “For Colored Girls” ka dalë fituesi më i madh i ceremonisë “Image Awards”, duke marrë tri çmime, përfshirë edhe atë për filmin më të mirë.

Filmi ka marrë edhe çmimin për regjinë më të mirë që i ka takuar Tyler Perry dhe atë për aktoren më të mirë në rol dytësor që ka i ka takuar Kimblerly Elise.

Një nga spektaklet televizive të Perry, “Tyler Perry’s House of Payne”, po ashtu mori çmimin për serinë më të mirë komedi. Vanessa Williams ka fituar çmimin për aktoren më të mirë në komedi televizive, me rolin në “Desperate Housewives”.

Aktorja Halle Berry ka marrë çmimin për aktoren më të mirë me rolin në “Frankie & Alice”, përderisa Denzel Washington u emërua aktori më i mirë me rolin në “The Book of Eli”.

E themeluar nga Shoqata kombëtare e avancimit të njerëzve me ngjyrë, “Image Awards”, shpërblen të arriturat në film, televizion, muzikë dhe letërsi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here