Gërshetat e famshme të vogla që cdo njeri femër apo mashkull qoftë i ka bërë në flokët e tij hidhen në “gjyq”.

Këto lloj gërshetash të cilat i bëjnë shumë persona duke përfshirë këtu edhe shumë personazhe VIP, kushtojnë 40 euro dhe kërkojnë një kohë nga 3 deri në 6 orë që të bëhen. Edhe pse këto gërsheta në pamje të parë janë shumë komodë, t’i mbajën flokët për disa kohë në rregull pa u shqetësuar se si duhet t’i krehim apo cfarë modeli t’i bëjmë.

Sipas ekspertit italian Marco Toscani ky model flokësh ofron një tërheqje të vazhdueshme të flokut dhe mudn të shkaktojë dëme të pakthyeshme. Edhe pse në stinën e verës këta gërsheta të mbajnë freskët apo nuk i ke flokët mbi fytyrë ato dobësojnë flokët, irritojnë lëkurën e kokës e shumë gjëra të tjera.

Shumë persona që i mbajnë gjatë stinës së verës sapo rikthehen në shtëpi dhe i lëshojnë gërshetat i duhet që t’i presin flokët. Dhe ekspertët këshillojnë që përpara se të behen gërshetat të lyhet koka me krem kundra dielllit dhe të mbahet gjithmon një kapele në kokë dhe nuk është e këshillueshme për fëmijët e vegjël që kanë lëkurë delikate.

Dhe periudha më e këshillueshme është, jo më shumë se një javë. Kështu që gërshetat duhet t’i bëjmë vetëm për ndonjë festë dhe jo t’i mbajmë për një perudhë të gjatë- vazhdon Toscani./BalkanWeb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here