Megjithëse në Youtube po qarkullon video më e re e grupit legjendar Elita 5 “Nuk jam diktaror”, ata janë të zhgënjyer pasi nuk kanë dashur që ajo të publikohet të enjten.

“Zhurnal Plus” citon drejtoreshën e spektaklit “Zhurma Show Awards”, Edona Memini, e cila ka thënë se kënga në video si promovim është dashur të kishte premierën në skenën e këtij spektakli, në të cilin janë ftuar edhe anëtarët e grupit Elita 5.

Kënga është hedhur pa dijeninë e tetovarëve në internet, ndërsa Elita 5 do të jetë i ftuar special në “Zhurma Show”.

Edona më tej ka treguar se do të ketë edhe të ftuar të tjerë special, ku do të këndojnë apo do të ndajnë çmime, mes tyre edhe reperi Gold Ag, i cili do të këndojë këngën kushtuar heroit më te ri të Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here