“Dirty Dancing”, filmi klasik i vitit 1987, do të rirealizohet. Filmit do t’i shtohen edhe disa këngë të viteve 60-ta dhe disa aranzhmane të reja të këngëve origjinale, ka njoftuar studio e filmit “Lionstage”.

Filmi në të cilin rolin kryesor e ka luajtur tashmë i ndjeri Patrick Swayze, do të modernizohet për gjeneratën e re, kanë thënë producentët.

Kenny Ortega, koreograf i filmit origjinal, i cili është edhe kreator e filmit “This is It” të Michael Jackson, do të bëjë regjinë e versionit të ri, për të cilin ende nuk është përzgjedhur kasta e aktorëve.

“Për çudi, kanë kaluar më shumë se 25 vjet qëkur është realizuar filmi origjinal, por fansat ende janë të lidhur me të. Besojmë që më e mira është ta modernizojmë këtë rrëfim dhe ta sjellim në ekranin e madh.

Jemi krenarë që e kemi Kenny Ortega”, ka thënë përmes një deklarate, Joe Drake, presidenti i “Lionstage”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here