Edhe pse s’ka as dy muaj që është lançuar, balada e Dafinës, e cila në fillim u kritikua mjaft nga fansat: “Dangerously in love”, rezulton të jetë kënga më e klikuar e kësaj vere.

Me plot 1 milion klikime, Duffy ka lënë pas emra si Elvana Gjata, Genta Ismajli, Altuna Sejdiu, Vesa Luma etj… pa i përfillur fare thashethemet për kopjime nga divat botërore si Beyonce etj.

Të mos harrojmë që nuk bëhet fjalë për ndonjë këngë ritmike të tipit “dance” apo R’N’B, që zakonisht triumfojnë gjatë verës, por për një baladë të thjeshtë, tepër të qetë, klipi i së cilës është xhiruar në Australinë e largët.

Këngëtarja, e cila këto ditë do të nxjerrë në tregun muzikor këngën e saj më të re, “Swag”, pasohet në këtë renditje (që mund të verifikohet në youtube) nga “Guximi” i Genta Ismajlit, me rreth 800 mijë klikime, “Afër dhe larg” i Elvana Gjatës me 850 mije klikime, si dhe nga bashkëpunimi mes Sinan Hoxhës dhe Seldi Qalliut, me rreth 750 klikime.

Të tjera hite super të klikuara të kësaj vere janë gjithashtu “My heart is crying” nga Ingrid Gjoni dhe Toni Ray; “Ti po don” nga Vesa Luma; “Emrin tim” nga Vedat Ademi; “E para dhe e fundit”, kënga më e re e Tunës etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here