Filmat “Crazy Heart” dhe “Avatar” ishin në mesin e fituesve të mëdhenj në ndarjen e 67-të vjetore të çmimeve Golden Globe Awards që u organizua mbrëmë në Los Angeles.

Që të dy filmat fituan nga dy çmime; “Crazy Heart” fitoi në kategoritë Kënga më e Mirë dhe Aktori më i Mirë në Dramë (Jeff Bridges), derisa James Cameron u emërua Regjisori më i Mirë për “Avatar”, film ky që fitoi edhe çmimin Filmi Më i Mirë Dramë.

Kjo ishte një ditë shumë e madhe për filmin e zhanrit shkencë-fantazi, që dje po ashtu u bë filmi i parë në SHBA që qëndron pesë javë radhazi në pozitën e parë të box-office.

Filmi “The Hangover” fitoi një çmim tjetër të madh të mbrëmjes, Filmi më i Mirë Komedi ose Muzikal, ndërsa Robert Downey Jr. befasisht fitoi çmimin Aktori më i Mirë në Komedi ose Muzikal për rolin e tij në “Sherlock Holmes”.

Çmimet Aktorja më e Mirë në Golden Globe shkuan në duart e Sandra Bullock (Dramë) dhe Meryl Streep (Komedi ose Muzikal), të cilat ditë më parë ndanë të njëjtin çmim si dhe puthje në skenë në Critics Choice Movie Awards./Telegrafi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here