Ribërja e filmit aksion “Clash Of The Titans” ka mposhtur rivalët për të marë kreun box-office amerikan.

Filmi, ku luajnë Sam Worthington, Liam Neeson dhe Ralph Fiennes debutoi me 61.4 milionë dollarë të fituara gjatë vikendit, dhe çon në 64.1 milionë fitimet e përgjithshme, pasi u shfaq edhe një ditë para vikendit, të enjten mbrëma.

Filmi i Tyler Perry, “Why Did I Get Married Too?” ka qenë i dyti në listë me 30.2 milionë dollarë të fituara nga shitja e tiketave, duke shënuar triumf për këngëtaren/aktoren Janet Jackson, e cila punoi në këtë komedi vetëm një ditë pas varrimit të vëllait të tij, Miachael Jackson.

Aventura e animuar “How to Train Your Dragon” ka zbritur nga kreu në pozitën e tretë me 29.2 milionë dollarë, ndërsa drama e re e Miley Cyrus, “The Last Song” ka debutuar në pozitën e katërt e 16.2 milionë. “Alice in Wonderland” po ashtu ka zbritur për tre pozita, nga e dyta në të pestën me 8.3 të fituara këtë vikend.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here