Berkani me këngën “By the Way”, me 307 vota të publikut është shpallur fitues në festivalin “Nota Fest 2010”, spektakël ky që u mbajt në Sallën Universale në Shkup.

Tekstin e orkestrimin e këngës fituese e ka bërë Adrian Hila, ndërsa tekstin Zana Shkupi.

Spektaklin i këtij festivali u shoqërua  me shumë mysafir, yje të estradës shqiptare nga Kosova, si Leonora Jakupi, Adelina Thaci, Visar Rexhepi si dhe Trupi i Baletit të Tiranës.
Në edicionin e 15 të këtij festivali garuan 19 këngë, ndërsa janë ndarë shumë çmime.

Fituesit e festivalit u shpallën me votat e vetë publikut, ndërsa nuk munguan as çmimet e jurisë profesionale. 307 vota nga publiku morri Berkani me këngën “By the way”, vendi i dytë i takoi Linda Halimi feat Big D “Supa Dupa Fly” me 140 vota, ndërsa vendi I tretë me 97 vota iu dha Kamikazo feat Jeta me këngën “Apet më don”.

Çmimet e festivalit Nota Fest 2010:

Shpërblimi i Drejtorisë: Elida Kryeziu ft Toni “Fiki Dritat”

Best Reggaeton : Berkani “By the way”

Best Dance : Monika Salihu “A thua s’di me k’nu”

Best R’n’B: Rovena Stefa “Gjenerali”

Best Hip Hop:  Loti dhe Ummet “Play”

Përshtypja më e mirë skenike:  Laura Kërliu “Si sheik”

Debutantja më e mirë : Betime Zylali “Portreti I Heshtur”

Kompozimi më i mirë : Sejlani “Private Number”

Teksti më i mirë : Emy “Puthje Loti”

Orkestrimi më i mirë : Blerina Matraktu “Një herë në jetë”

Interpretimi më i mirë : Linda Halimi ft Big D “Supa Dupa Fly”

Çmimi i gazetarëve : Saranda Imeri “Ike në pakthim”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here