“Black Swan” me protagoniste Natalie Portman kryeson listën e të nominuarve për “Critic’s Movie Awards”. Ajo është e nominuar për dymbëdhjetë çmime.

Numri rekord i nominimeve përfshin edhe kategorinë e çmimit kryesor dhe çmimin për aktoren më të mirë. Përveç “Black Swan”, të tjerë filma të nominuar për çmimin kryesor janë edhe “127 Hours”, “The Fighter”, “Inception”, “King of Speech”, “The Social Network”, “The Town”, “Toy Story 3”, “True Gift” dhe “Winter’s Bone”.

Në praninë e 250 anëtarëve të “Broadcast Film Critisc Association”, ceremonia e 16-të me radhë do të mbahet me 14 janar në Los Angelos. Përveç Portman, që është e nominuar për çmimin për aktoren më të mirë, nominimet tjera të “Black Swan” përfshijnë edhe çmimin për rol dytësor për Mika Kunis dhe atë për regjisorin më të mirë, Darren Aronfosky.

Filmat “The King’s Speech” dhe “True Gift” kanë marrë nga njëmbëdhjetë nominime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here