Pas shkrimit, Besforti ndihet i zhgënjyer nga Dafina Zeqiri, reagon menaxheri i saj, Drin Zatriqi

“Dëshirojmë të sqarojmë të gjithë opinionin se Besfort Hasanaj nga produksioni BESFORT VIDEO M1, asnjëherë nuk ka pasur kurrfarë kontrate me këngëtaren Dafina Zeqiri e as me shumicën e këngëtarëve prej të cilëve fiton para nga reklamat e vendosura në Youtube, dailymotion.com dhe besfort.de nëpër klipet e tyre, pa dijeninë e tyre.

Ai i gënjen ata se gjasme po i promovon dhe së fundi as që i paguan këngëtarët për një shërbim të tillë. Mirëpo, ne kemi arritur të kuptojmë se Besforti prej një kohe të gjatë fiton para nga të gjitha ato klipe, të cilat i ka të vendosura në Youtube, dailymotion.com, si dhe ne faqen e tij personale besfort.de.

Këto foto janë fakte dhe tregojnë qartë se Besforti ka qenë duke përfituar para nga reklamat, si dhe vazhdon të fitojë, sepse ne ende nuk kemi arritur t’ia heqim ato edhe nga dy adresa të tjera të tij.

Jemi duke përgatitur dokumentacionin e nevojshëm, në mënyrë që t’ia heqim ato edhe nga dailymotion.com e besfort.de. Gjithashtu, nuk është e vërtetë që Besforti i ka hequr klipet e Dafines nga Youtube. E vërteta është se ne kemi kërkuar nga Youtube që t’i heqë ato të gjitha, në mënyrë që t’i vendosim vetëm në adresën zyrtare të Dafinës në youtube.

e kemi arritur marrëveshje me kompaninë Acromax GMBH në Gjermani, që janë ngarkuar për të mbrojtur të gjitha të drejtat e videoklipeve të Dafinës në Youtube, në mënyrë që edhe të hyrat nga reklamat t’i përfitojë këngëtarja në fjalë e jo një i tretë, pa dijeninë e saj. Nëse flitet për kontributin e Besfortit për promovimin e artistëve në internet, ajo është e barabartë me 0, në momentin që kemi zbuluar se ai ka fituar të holla nga reklamat, pa dijeninë tonë”, mbyll deklaratën e tij për gazetën, Drin Zatriqi, menaxheri i Dafina Zeqirit.

1 Koment

  1. Ky far Drin Zatriqi i vetquajtur meanxher, i njohur ne opinion si diler droge, jep interviste neemer te Dafine ??? Nga e ka at te drejte ta mashtroj opinionin me keto perrala te kalamajve ?
    Sikur te ishte ashtu siq po genjen ky menaxher, pse Dafina Zeqirir nuke thot ket gje ?
    Po Dafina Zeqiri me mijera here ju ka falenderue personalisht Besfort Hasanaj per marketingun qe ja ka ber dhe famenqe ka arritur fale punes te Besfort M1 !
    Momentin qe kure per ket tradhetar Drin Zatriqi filluan me shkrue mediumet per abuzimet e tij si menaxher, dhe momentin qe ky abozues ka ber kontrate te mshefte pa dijenin e Dafines me at firme siq e ceke ky “Gjermane” Acromax a nuke ceke se at firme per pirateri e ka Aldor Nini se bashku me nje serb te regjistruem.dhe poashtu ajo firme esht nje nga firmat e regjistruara te grekut bashke me “firmat” Easycom,arkivashqip, overnext dhe te gjitha jan te Familjes Nini ! Pse ai nuk e cek ket fakt ?
    Perveq ketij fakti, ne foto argumenton se Besforti paska fituar nga Reklamat ? Po edhe kalamajet e dijne nese hyjne ne Dailymotion se ne cdo video te cdo useri jan reklamat te cilat i takojne vetem Dailymotion e ji postuesve, sepse sistemi ne Dailymotion nuk esht sikur ne Youtube ku inkasojne ata qe kan status Partner siq esht shqipfolesi me prejardhje greke Aldor Nini(arkivashqip)
    Edhe ma e quditshme esht fakti se si disa gaztare per nje makiato jan ne gjendje me dezinformue revistat dhe opinionin duke ju jep hapsira ketyre drogaxhijve pa fakte te flasin cka te ju bie nder mende !
    Te mjeret ata redaktore te atyre revistave te cilet nuk i kontrollojne artikujt, dhe nuk i suspendojne ata gazetar fukaranje e rrugaqa te cilet per nje honorare prej 1000 Lekesh jan ne gjendje me shkrue gjithcka mbrapsht.
    Nejse le te jet ky artikull dezinformues ne ndergjegjen e e redaktoreve dhe vet diler menaxherit Drin Agim Zatriqit i cili vetem nje qellim e ka qe te fitoj sa ma shume Lek ne shpejtesi nga fama e Dafines dhe paralel te ja zhduk karieren yllit kosovare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here