Jemi në një fazë të përgatitjeve të plota, të provave, kompozimeve të këngëve të reja, të planifikimit të videoklipit e koncerteve.

Pra, një punë e madhe përgatitore për sezonin e ri, dhe vazhdimin e punës në ritmin e plotë të bendit ‘Asgjë sikur dielli.

E kënga e parë që do ta publikojmë quhet ‘Unë, ti dhe ajo’, dhe do të publikohet si singel së bashku me klipin, besoj në fund të shtatorit”, ka thënë për Infopress bateristi Fatos Berisha.

Sa i përket largimit të Albanit, tashmë ish-vokalistit të bendit, Berisha thotë se ai është larguar me vetë dëshirë për të vazhduar solo-karrierën, ndërkohë që nuk ka arsye që marrëdhëniet mes tyre të ndryshojnë.

Ne i kemi dëshiruar fat dhe suksese në karrierën e solo këngëtarit”, është shprehur ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here