Rok grupi ‘The Grips’, i njohur te ne si ‘Kthjellu’, mund t’i sjellë Kosovës një çmim të MTV-së, nëse mbledh votat e duhura për në “MTV Evrope Music Awards”.

Grupi nga Feriza mjaft i suksesshëm në skenën shqiptare (fitues edhe të edicionit të dytë të Festivalit “Top Fest” dhe vlerësuar me çmime si Grupi më i mirë” disa herë) po marshon drejt suksesit evropian me hitin e tyre të ri ‘Tonight is Your Night’, lançuar pak javë më parë.

“Kthjellu” (The Grips”), janë në listën e ngushtë të nominimeve për çmimin “Best Adria Act” për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV Europe Music Awards” (EMA), ngjarje që do të organizohet më 7 nëntor 2010 në Madrid të Spanjës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here