Ndonëse janë shumë të angazhuar edhe rreth punëve të përditshme, djemtë e rep bendit “Da-Ligs” nuk e kanë problem të angazhohem fuqishëm edhe rreth krijimeve të reja muzikore.

Këtë të hënë ata kanë lansuar këngën e tyre më të re, ndërsa për promovim e saj ata kanë gjetur një dritare të re, faqen sociale Facebook.

“Dje kemi publikuar këngën tonë më të re të titulluar ‘Jena Tran’. Është kënga e fundit të cilën e kemi realizuar tash së voni, dhe është këngë e krijuar vetëm nga Da-ligs, pa bashkëpunim. E pamë të udhës që ta promovojmë në ‘Facebook’, rrjet ky i cili po praktikohet e frekuentohet shumë nga të rinjtë dhe fansat tanë”, janë shprehur grupi “Da-ligs” për “InfoPress”.

E duke qenë se është një këngë jokomerciale, “Da-ligs” thonë se nuk e kanë pritur që kënga të pëlqehet aq shumë, qysh në momentet e para të publikimit.

“Nuk e kemi pritur që do të pëlqehet aq shumë. Kemi marrë vlerësime edhe komente shumë të mira”, kanë shtuar më tej “Da-ligs”. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here