Shtypi grek ka publikuar sot një set fotosh të shqiptares Sidorela Toli fituesja e ‘Next Top Model’ të vitit të shkuar në Greqi, me titullin “Athina natën”.

Adoleshentja e cila bëri krenarë gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi, shfaqet e bukur dhe elegante në fotot e realizuara nëpër rrugët e Athinës. Ajo ka folur për revistën ‘Celebrity’ rreth jetës së saj pas marrjes së titullit ‘Next Top Model’, për ndryshimet që kanë ndodhur dhe botën e re në të cilën është futur. ‘Unë po jetoj ëndrrën time tani.

Kjo është një përvojë e mrekullueshme për të udhëtuar dhe për të njohur njerëz të fushës së modës. Kur isha e vogël kur shikoja modelet në pasarelë dhe thoja ‘Unë nuk mund të bëhem kurrë si këto’.

Për fat të mirë nëna ime më ndihmoi shumë dhe më inkurajoi që të merrja pjesë në ‘Next Top Model’, ka thënë Sidorela. Lidhur me shkollën ajo ka siguruar kurrë nuk do ta braktisë atë./BalkanWeb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here