Sipas raportuesve në Hollywood, pjesa e dytë e komedisë ‘Hangover’, është votuar së fundi komedia më e mirë e të gjitha kohërave.

Vazhdimi i pjesës së dytë të ‘Hangover’ është pritur me padurim nga të gjithë adhuruesit e komedive, mirëpo askush deri më sot nuk ka besuar që pjesa e dytë do të tejkaloj kufijtë e së qeshurit.

Siq bënë të ditur ‘Hollywood reporter’, vetëm në javën e parë të shfaqjes së komedisë ‘Hangover 2’ në kinematë Amerikane, kjo komedi ka arritur që të grumbulloj një shumë prej 488.700.000 $ apo 302.100.000 £.

Aktorët të cilët luajn në këtë komedi janë Ed Helms, Zach Galifianakis, Bradley Cooper, Justin Bartha, Heather Graham, Ken Jeong, ndërsa rezhisor i këtij filmi është Todd Phillips njiherit dhe producent bashk me Daniel Goldberg.

Më parë këtë muaj, ylli i komedisë ‘Hangover’, Zach Galifianakis ka zbuluar edhe detajet e një filmi tjetër apo pjesës së tretë të ‘Hangover’, i cili kishte deklaruar në një intervistë se tani vazhdimi tjetër i kësaj komedie mund të përqëndrohet në një arratisje nga një institucion mendor.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here