Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur Eneda Tarifa lajmëroi në profilin e saj në Instagram se për shkak të impenjimeve personale, nuk mund të ishte këtë vit pjesë e jurisë së “The Voice Kids”.

Pasi i uroi suksese miqve të saj të jurisë, Eneda e la të hapur vendin për një tjetër këngëtare të suksesshme. Sipas “Anabel.al”, Arilena Ara do të jetë pjesëtarja e re e jurisë në “The Voice Kids”.

Megjithëse e re në moshë, ajo ka treguar talent të madh dhe ka korrur sukses të jashtëzakonshëm dhe tashmë, dijet dhe vlerësimet e saj për muzikën do ti ndajë me fëmijët e vegjël konkurrentë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here