Është bërë e zakonshme tashmë në media të raportohet për shumë artistë se kanë nisur ndonjë lidhje apo edhe që janë ndarë. Por për vokalistin e grupit NRG Band deri më tani nuk është publikuar në media, se cili është statusi i tij.

Megjithatë vet Besnik Qaka e ka konfirmuar se është i dashuruar. Ai këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku shihet se është bashkë me të dashurën e tij.

Këtë fotografi ai e ka ilustruar me ikonën e një zemre. Ndërkohë sipas burimeve në mediat e Kosovës, biondina bukuroshe është nga Peja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here