Erik Lloshi u shpreh pak ditë më parë se do i japë fund beqarisë dhe do të martohet me partneren e tij Romina vitin që vjen.

Pa dashur të zbulojë datën ai tregoi që është shumë i lumtur për këtë hap që po hedh. Por ‘Icon Style’ ka zbuluar se dasma do të zhvillohet në 17 gusht të vitit 2019. Prononcimi është dhënë nga Eriku gjatë provave të ‘Kënga Magjike’.

Partnerja e tij e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës dhe dy të dashuruarit dukeshin shumë të lumtur për gjithçka po përjetojnë. Romina u shpreh se ende nuk e di çfarë do zgjedhë si fustan nusërie, por dëshiron t’i qëndrojë të thjeshtës.

Ndërsa Erik po pret me padurim ta shohë të fejuarën të veshur nuse në ditën e madhe.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here