VIP Shqiptar

Zanfina Ismajli: Une si Angelina Jolie…

Këngëtarja seksi Zanfina Ismajli ka qenë shumë e komentuar së fundmi në lidhje me operacionet plastike që ka kryer në trupin dhe fytyrën e saj, por ajo vetë ka hedhur poshtë çdo spekulim, duke sqaruar se ka guxuar të fryjë vetëm buzët, asgjë më tepër.

Ka qenë dëshirë e hershme e imja që të kisha buzët e trasha, ndoshta edhe nga ndikimi i aktoreve si Angelina Jolie, pra ka qenë një ndikim Hollywoodian.

Kam qenë e bindur se do isha 100 për qind e lumtur kur të mbushja buzët”, ka pohuar motra e vogël e këngëtares Adelina Ismajli, Zanfina.

Sipas saj, ky veprim që është komentuar shumë në media prej muajsh, nuk është operacion, është thjesht një ndërhyrje e vogël me shiringa, që e ka realizuar vitin e kaluar. “Kur kam theksuar se efekti zgjat rreth 5-6 muaj, njerëzit kanë qenë skeptik sepse buzët e mia janë dukur ndoshta të ekzagjeruar në fillim.

Gjithsesi, kam dalë në përfundimin se ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë për mua dhe se kjo gjë është e para dhe e fundit që unë kam vendosur të bëj”, – ka shtuar këngëtarja, e cila së fundmi ka hedhur poshtë thashethemet që janë shkruar mbi një duet të ri të saj me Getoar Selimin, reperin e “Tingulli 3NT”.

“Me Getoarin s’kam pasur plan të bëj një këngë të re, ato çfarë keni lexuar kanë qenë thashetheme. Në fakt, po punoj për një këngë të re me klip, po ashtu do vij në një trio, me dy këngëtar meshkuj, emrat e të cilëve do t’i zbuloj më vonë. Klipi do të xhirohet jashtë Kosovës”, – ka përfunduar Zanfi, e cila ka gjithashtu në plan një këngë të re me të motrën, Adelinën.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.