VOKALI I SAJ ËSHTË ME TË VËRTETË I VEÇANTË, ATË QË E KËNDON NË ÇDO TINGULL QË E NXJERRË E STUDION.
Bëhet fjalë për këngëtaren Yllka Kuqi, e cila është margaritari i muzikës popullore.

Ajo ditë më parë nëpërmjet rrjetve sociale ka paralajmëruar se është në përgatitje të videoklipit të saj më të ri ‘Fale’.

Këngëtarja për Gazetën Express ka treguar se kënga do të publikohet të dielën.

‘Kënga ‘Fale’, besoj që do të publikohet të dielën e kësaj jave, pasi që jemi duke u marrë me detaje të ndryshme, që videoklipi të del sa më mirë’, ka thënë Yllka për Express.

Për tekstin dhe melodinë e kësaj kënge është përkujdesur Anxhelo dhe Xhulio, për orkestrimin Florent Boshnjaku, ndërkaq për videoklip XL.

Yllka në çdo videoklip na mahnit me bukurinë e saj, ashtu edhe në këtë videoklip ku për dukjen e saj është përkujdesur grimerja e njohur, Sellma Kasumoviç.

Rikujtojmë se ‘Fale’, është një këngë ritmike dhe i përshtatët sezonës së verës.

Për më shumë shikoni disa fotografi se si do të duket këngëtarja më e bukur, Yllka Kuqi. /GazetaExpress/.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here