VIP Shqiptar

Yll Limani së shpejti me këngë të re

Këngëtari i ri nga Prishtina, Yll Limani, ka bërë të ditur se së shpejti do të lansojë këngën e tij të re, të titulluar “Lart Mbi Yje”

Ylli, i cili njihet për suksesin e tij dhe performancat e jashtëzakonshme në emisionin e talentëve, Voice of Albania, ka arritur të fitojë zemrat e tinejxherëve shqiptarë, sidomos pas këngës me Capital T, “Une”, që është pjesë e albumit “Kapo”.

Dhe, Ylli nuk e ka ndërmend të ndalet. Tani ai ka konfirmuar përfundimin e regjistrimit të këngës, e cila sipas tij ka potencial të bëhet edhe hit.

“Kënga flet për një tinejxher, i cili e do një vajzë, ndërsa kjo vajza ka frikë që të fillojë një lidhje me të, pasi është e lënduar nga e kaluara. Kënga u bën thirrje njerëzve që të besojnë sërish në dashuri, pasi kjo është gjëja më e shenjt në botë”, ka theksuar Ylli për Telegrafin.

1 koment for “Yll Limani së shpejti me këngë të re”

  1. Fansee says:

    Ylliiii ♥♥♥♥♥♥♥ Je ma i mirii ♥♥

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.