Lil Wayne ka filluar vuajtjen e dënimit njëvjeçar, si pasojë e kapjes me armë të mbushur në vitin 2007.
Këngëtari i hitit “Lollipop” është dënuar të hënën, me ç’rast është dërguar në burgun Rikers Island të New Yorkut, ku do të vuajë dënimin njëvjeçar.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Dwayne Carter, është dashur të burgosej në shkurt, mirëpo dënimi u shty, pasi që ai duhej t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike për operimin e dhëmbit.

