Kohet e fundit e kishim parë shumë të dobët, kockë e lëkurë, por po të shohësh një seri fotosh të publikuara tani Victoria Beckham është rrumbullakosur disi.
Nuk dihet nëse është shëndet real apo meritë e Photoshop, megjithatë gruaja seksi e futbollistit David duket më tërheqëse dhe e këndshme.
Vic asnjëherë nuk shfaqet vulgare, gjithnjë ruan një pamje serioze dhe të ftohtë, por nuk mbetet pa armët e saj të sensualitetit.
Gruaja e David shquhet për pamjen super strikte. Ajo kurrë nuk i ka flokët e çrregullt, gjithnjë ka një look trendy dhe në modë dhe është konsideruar një ikonë për koleget e saj.
