VIP Shqiptar

Shiringa që i mori jetën Jackson në ankand

Vazhdon ankandi i relikeve të Michael Jackson. Këtë herë, në shitje, shiringa me të cilën ylli i popit u injektuar me dozën vdekjeprurëse të ilaçit anestezik.

Çmimi bazë i ofertës është 5 milionë dollarë. Shiringa u mor si provë materiale gjatë hetimit të çështjes. Ankandi është caktuar në 25 qershor, në përvjetorin e vdekjes së këngëtarit.

Familjen e Jackson është duke bërë gjithçka për të bllokuar shitjen e saj, si një “fyerje” për kujtimin e këngëtarit. Hetimi tani ka vetëm një fajtor: Konrad Murray, mjekun personal të Jackson, të akuzuar për vrasje.

“Ky është një prej ankandeve më turbulluese të bëra  ndonjëherë. Shiringa nuk është më e nevojshme në procesin e Dr Murray. Por, pasojat morale janë shkatërruese”, tha një burim i Daily Mirror.

Ndërkohë, behet e ditur se pronari i shiringës është duke u konsultuar me avokatët e tij për të siguruar shitjen e saj.

“Plani është që të organizojnë një ankand në Las Vegas. Por ai mund të jetë i detyruar për të lëvizur në vendet që nuk kanë marrëveshje ligjore me Shtetet e Bashkuara, si në Brazil, për shembull, apo edhe Libi”, shkruan Daily Mirror.

Mercedez Benz  

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.