VIP Shqiptar

Miranda Kerr e mrekullueshme

Miranda Kerr “shëtit” në mbarë botën aq shumë për punë sa që është e pamundur ta shohim në të njejtin vend.

Modeja 29-vjercare natën e kaluar u rikthye më vendlindjen e saj, Austali, ku ishte e pranishme në mbrëmjen e modës “InStyle and Audi Women of Style Awards”. (more…)

Lady Gagas i ndalohet “përhapja e besimit satanik” në Indonezi

Autoritetet në Indonezi kanë ndaluar mbajtjen e koncertit të Lady Gagas, i cili është caktuar për datën 3 qershor, pasi që kundër performancës së saj është shprehur grupi konservator islamik.

“Leja për mbajtjen e koncertit të Lady Gagas më 3 qershor në Jakarta është anuluar në bazë të rekomandimeve të policisë në Jakarta”, ka thënë zëdhënësi i Policisë kombëtare, Saud Usman Nasution. (more…)

Fotoja nudo e Madonnës, 18 mijë euro

Fotoja nudo e këngëtares Madonna shitet për 18 mijë euro.

Fotoja bardh e zi është bërë në vitin 1990, kur këngëtarja ishte shumë më e re. Ajo na tregon Madonnën komplet nudo e shtrirë në krevat dhe me një cigare në gojë.

Nelly Furtado shtyn lansimin e albumit

Nelly Furtado e ka caktuar datën 10 shtator për publikimin e albumit të saj të ri.

Krijuesja e hitit “I’m Like a Bird” e kishte caktuar datën 18 qershor për lansimin e albumit, mirëpo ka vendosur që ta shtyjë atë. (more…)

Michelle dhe Tomaso, dalja e parë zyrtare së bashku

Dalja e parë zyrtare për Michelle Hunziker dhe Tomaso Trusardi dhe një unazë në gisht për bjonden e bukur, ndoshta një dhuratë për fejesë.
Unaza mund të tregojë që të dy janë gati për të kaluar në një fazë tjetër lidhjen e tyre dhe që duan ta konfirmojnë me daljen e tyre të parë zyrtare së bashku në një tapet të kuq. (more…)

Kate Middleton, paparacët dhe era ‘tradhëtare’

Një femër që martohet me një princ të shtëpisë mbretërore dhe që synon për fronin e Anglisë, e di shumë mirë që tabloidet dhe paparacët nuk do e lenë të qetë.

Kështu, Kate Middleton nuk mund të habitet, nëse cdo lloj ekspresioni ose look-u i saj do të kalojnë në rrezet X, si në këtë rast, ku ajo së bashku me bashkëshortin e saj William, qenin Lupo dhe kunatin e saj Harry kanë qënë në Polo Challenge 2012 në Ascot, ku dukesha është tradhëtuar nga era që i ka ngritur fustanin, duke i zbuluar këmbët. (more…)

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.