Producentja Judy Craymer,, e cila ka bërë mjuzikëlin “Mamma Mia!”, njoftoi se po përgatitë muzikëlin e bazuar në muzikën e grupit “Spice Girls”.
Muzikali për bendin, i cili ka shitur më shumë se 75 milionë albume ka emrin “Viva Forever”.
Judy Craymer theksoi se do të bashkëpunojë me Simon Fulerin, krijuesin e emisionit “American Idol” dhe menaxherin Kelly Clarkson, Annie Lennox, Carrie Underwood dhe “Spice Girls”.
Judy Craymer ka qenë producente e muzikëlit teatror dhe versionit filmik “Mamma Mia!”, të bazuar në muzikën e grupit suedez “ABBA”, i cili ishte hit botëror, i shikuar nga më shumë se 42 milionë njerëz në botë.

