Jennifer Lopez thotë se të këndojë këngën e Barbra Streisand, “My Man”, në ditëlindjen e 40-të të burrit të saj Marc Anthony, e ka bërë atë të ndjehet sikur përfundimisht ‘ka diplomuar’ si këngëtare.
Këngëtarja dhe aktorja thotë se ajo ishte nervoze kur ia këndoi këngën “My Man” burrit të saj, por e ka ditur se ka nevojë ta bëjë këtë për të dëshmuar aftësitë e saj.
“Këndova një këngë për Marc në ditëlindje, për ditëlindjen e 40-të të tij, të quajtur ‘My Man’, që është një këngë e vjetër e Barbra Streisand. Kur e këndova, e dini, ajo është idhull imi.
Thash, nuk mund të besoj se po përpiqem ta këndoj Barbra Streisand. Por e këndova dhe po thuajse sikur diplomova, më kuptoni çfarë them?”, ka thënë J-Lo.

