Vetëm një muaj ka kaluar që kur Hajdi Klum e ka lindur fëmijën e saj të katërt, vajzën Lu Sem, ndërsa ajo tashmë me elan të plotë ka filluar përgatitjet për kthimin e madh në pistën e reklamimit të veshjeve të brendshme për gra.
Muajin e ardhshëm ajo do të modelojë revynë e veshjeve të brendshme të firmës ‘Victoria’s Secret’.
Në mënyrë që sa më shpejt të humbë kilet e tepërta të shtatzënësisë dhe të kthehet në formë, Hajdi tashmë i është nënshtruar një regjimi të ashpër të ushtrimeve dhe ushqimit dietal.
Hajdi karbohidratet, ëmbëlsirat dhe pemët i ka zëvendësuar me omëletë nga të bardhët e vezëve, sallatat me spinaq dhe mish peshku nga skara.
Është shumë e vendosur që të gjithë t’i magjepsë me pamjen e saj të mrekullueshme. Për këtë arsye ajo ushtron shumë dhe atë dy herë në ditë”, ka zbuluar një burim i afërt me manekinen.
