Ashley Cole futbollisti i Chelseat dhe kombëtares angleze, aktualisht është duke u shëruar në një klinikë në Francë për shkak të lëndimit në gju.
Dhe, burime thonë se ai ka vendosur të ndjekë këshillat e mjekëve dhe të qëndrojë atje derisa të shërohet plotësisht, në vend se të rikthehet për të diskutuar martesën me këngëtaren e grupit Girls Aloud.
Ai kishte një dilemë të madhe. Ai mendonte se duhet të shkojë të shohë gruan dhe të përpiqet t’i zgjidhë problemet. Sa më shumë e zgjat, më pak shanse do të ketë të shpëtojë martesën.
Por mjekët nuk janë të kënaqur me progresin e rikuperimit dhe nuk duan ta lejojnë atë. Mund të thotë se ai e vendosi Anglinë para Cheryl”, ka thënë burimi për Daily Star.

