VIP Shqiptar

Charlotte Church planifikon të rikthehet në skenën muzikor

Charlotte ChurchKëngëtarja britanike, Charlotte Church, është duke u përgatitur për rikthim në top lista, pavarësisht se nuk ka ende një marrëveshje incizimi.

Ish-ylli i muzikës klasike bëri famë si 12-vjeçare dhe më vonë lansoi karrierë në muzikën pop. Ajo shiti gati 11 milionë albume në gjithë botën. Por krijuesja e hitit “Crazy Chick”, u nda me kompaninë Sony BMG në vitin 2006, dhe më vonë u bë nënë.

Tash pas tre viteve, Church planifikon t’i kthehet muzikës pop, dhe shfrytëzon vendlindjen e saj Uellsin për të realizuar incizimet e reja.

“Nuk e di kur do të del. Jam duke e incizuar me artistë lokal, për momentin. Ata e fusin zemrën dhe shpirtin në të, derisa muzicientët nga Londra, ata vetëm dëshirojnë ta përfundojnë dhe të kalojnë në punën tjetër”, ka thënë këngëtarja.

Mercedez Benz  

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.