Nick Cannon i cili kohët e fundit iu nënshtrua operacionit për probleme në veshka, u shtrua në spital përsëri për shkak të problemeve në zemër.
Edhe pse mjekët i thanë atij se duhet të relaksohet dhe të pushojë, Nick nuk i ka dëgjuar mjekët, dhe tani përfundoi përsëri në spital, ku u zbuluan dy mpiksje të gjakut dhe zgjerimi i zemrës.
Babai i binjakëve 19-muajsh, Morokan dhe Monroe dhe bashkëshorti i këngëtares Mariah Carey në fillim të këtij viti ka operuar veshkat.
“Antitrupat në sistemin tim imunitar kanë sulmuar organet e mia, të cilat kanë bërë që trupi im të jetë edhe më i dobët,” tha 31-vjeçari gjatë qëndrimit së fundi në spital.
Duke folur në radion “NOW-FM” komedian tha se mjekët i kishin thënë se ishte me fat.
“Mjekët më thanë se për fat të mirë jam në formë të mirë. Shumica e njerëzve që kanë mpiksjen e gjakut në mushkëri nuk mund të marrin frymë, dhe vazhdimisht u ndërpritet frymëmarrja”, tha aktori.
