Chris Brown raportohet se është parë me një të dashur të re në krahët e tij.
Ylli i muzikës supozohet se kishte kaluar një mbrëmje me modelen 26-vjeçare Jessica Marquez në një klub në Florida.
Sipas Daily Star, dyshja ishin shumë të afërt dhe vazhdimisht ledhatoheshin gjatë mbrëmjes së kaluar në 400 Club në Miami Beach.
Gushtin e kaluar Brown u dënua me pesë vite lirimi me kusht, gjashtë muaj punë për komunitetin dhe një vit këshilla për dhunën, pasi sulmoi të dashurën e tij Rihanna.
