Britney Spears ka ‘sulmuar’ tabloidët se kanë publikuar gënjeshtra kinse këngëtarja po e lëndon veten.
Muajin e kaluar, The National Enquirer dhe The Globe spekuluan kinse këngëtarja e hitit “Toxic”, po e lëndon veten, pasi ajo ishte fotografuar teksa kishte një nxirrje në krahun e saj.
Mirëpo, Spears ka reaguar nëpërmjet faqes së saj zyrtare ku thuhet se krejt çka kanë shkruar tabloidet për këtë rast, janë të pavërteta.
