VIP Shqiptar

Nicolas Sarkozy harxhon 40 mijë euro për “tekat” e të birit

Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy është gjendur sërish në shënjestër të kritikave të opinionit. Siç njofton shtypi nga Parisi, thuhet se ka shpenzuar rreth 40.000 euro nga paratë e taksapaguesve në mënyrë që djali i tij i sëmurë të kthehej me një aeroplan luksoz nga Ukraina, citon sot AFP.

Djali i Sarkozy, Pierre, 26 vjec, i cili punon si DJ, ishte sëmurë pak para se të paraqitej në një klub nate në Odesa, pranë Detit të Zi me 24 janar.

Pierre u ankua për probleme në bark, u dërgua në spital dhe u konstatua se ishte helmuar me ushqim.

Menjëherë pas kësaj Nicolas Sarkozy ka dërguar avion presidencial në Odesa për t’a kthyer djalin në shtëpi.

Sarkozy ka insistuar se kishte paguar 7.632 euro shpenzime shërimi për djalin, por shfrytëzimi i aeroplanit ështe realizuar me mjete të taksapaguesve, akuzojnë mediat franceze.

Tiziano Ferro: Partneri im më bën të lumtur

Ka qenë e vijon të jetë i adhuruar nga miliona femra për muzikën e tij por edhe për imazhin. Por Tiziano Ferro pak kohë më parë, pas shumë spekulimeve se ai ishte homoseksual, e ka pranuar këtë fakt.

E në një rrëfim të fundit, kantautori italian ka deklaruar: Partneri im më bën të lumtur, duke dalë nga çdo kornizë e mundshme e një marrëdhënieje e cila pavarësisht vendit se ku jeton, vijon të jetë e paragjykuar nga pjesa më e madhe e popullsisë së botës. (more…)

David Beckham: Tanimë kam një vajzë! Nuk dal më nudo

David beckham e ka kaluar një pjesë të mirë të jetës së tij nëpër dhomat e veshje zhveshjeve duke reklamuar kompani të të brendshmeve për meshkuj.

Ka patur raste edhe kur ka pozuar nudo apo thuajse krejt i tillë por tanimë jo. Ai insiston se që pas ardhjes në jetë të vajzës së tij Harper ka vendosur që të “paketojë” topat duke mos guxuar më të dalë nudo. “Nuk mund të shfaqem mmë nudo tanimë kur kam vajzën e vogël. (more…)

Rooney lyen flokët

Ai ka qenë mjaft krenar për transplantin e flokëve, 30 mijë stërlinësh, që i mbulonte rënien e tyre në pjesën ballore. Dhe tani që ato i janë rritur pakëz, duket se futbollisti anglez Wayne Rooney është i prirur të eksperimentojë me lookun e tij të ri.

25 vjeçari ra në sy për një ngjyrë më të errët të flokëve, kur një natën më parë ishte pjesëmarrës në shfaqjen “Oliver!” në “Palace Theater” në Manchester.
(more…)

Rihanna bëhet biondinë

E kemi parë me flokë kaçurrela, të drejta, të gjata, të shkurta, të kuqe, kafe, të zeza etj.,  por ndryshimi i saj i fundit ishte me të vërtetë tronditës.

Bëhet fjalë për këngëtaren Rihanna, e cila është fotografuar dje me një ngjyrë të re flokësh, bionde dhe të drejta, transmeton BW. (more…)

Angelina Jolie pret binjakë

Sipas revistës “OK!”, Angelina Jolie është shtatzënë dhe po pret sërish binjakë. Revista mbështetet tek të zakonshmit “miq të afërm” të çiftit, të cilët janë shprehur se bashkëshortja e Brad Pittit do të shtojë familjen prej 6 fëmijësh (3 biologjikë dhe 3 të adoptuar) edhe me 2 të tjerë.

“Angelina lajmin ia ka dhënë vetëm një grupi të vogël personash dhe nuk dëshiron që ta bëjë zyrtar që tani”, shprehen burimet e OK!, transmeton TCH. (more…)

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.