Kënga fituese e festivalit “Kënga Magjike 2009”, “Rruga e zemrës”, e cila me shumë mjeshtri u interpretua nga dy këngëtaret Eliza Hoxha dhe Rosela Gjylbegu, shumë shpejt do të plotësohet edhe me klip.
Angazhimet për realizmin e klipit tashmë kanë filluar, ndërsa dy këngëtaret bashkë me bashkëpunëtorët e tyre nga videoproduksioni “Pixels”, janë duke punuar me përkushtimin më të madh rreth klipit.
Klipi rrëfen për jetën e përditshme të dy vajzave që nuk njihen dhe jetojnë jetën e tyre me preokupimet e përditshmërisë, sfidave profesionale dhe të tjera.

