VIP Shqiptar

Reperi akuza kantautorit dhe West Side Family

Sot janë në dy kahe të kundërt, ndërsa vetëm një vit më parë ecnin mbi të njëjtën rrugë.

Rebeli Big Basta nuk do njeri mbi kokë. Fillimisht këtë e demonstroi kur menaxhohej nga Dr. Flori e Produkt 28 (Studio Style), apo Ervin Gonxhaj (Immortal Records) e së fundmi nga Flori Mumajesi (NRG Records). Alibija e prishjes së marrëdhënieve me menaxherët ishte pikërisht mosnxjerrja e albumit në kohë prej tyre. (more…)

Martohet Blerand Stavileci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci dhe Vitore Metaj e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre.

Sipas burimeve të Kosovapress-it qifti nuk ka dashur që ceremoninë martesore ta bëjë me shumë zhurmë. (more…)

Aurela Gaçe për pushime në Turqi

Aurela Gaçe, e cila aktualisht është e pranishme në televizionet muzikore, por edhe në gjithë ambientet verore me hitin e saj “Origjinale”, tregon se pushimi ka qenë shumë i veçantë, sepse ka qenë fakti që është mbledhur me familjen e saj.

Kam qenë në Turqi, në dy qytete atje ku kemi pushuar. Pavarësisht bukurive që ka ai vend, shqetësuese për mua ishte i nxehti i madh. (more…)

Anjeza Branka me skena sensuale ne klip

Anjeza Branka ka prezantuar këto ditë këngën e saj të re “Ani Ani”. Një këngë ku si fabul ka protestën e një femre që nuk do të ndihet e nënshtruar nga i dashuri, por vajza rebelohet dhe ia kthen me të njëjtën monedhë të dashurit duke iu përkushtuar dëshirave të saj.

Klipi përshkruan idenë e këngëtares ku ajo në fillim shfaqet si kamioniste dhe më tej hipën mbi kamion ku heq dhe uniformën e punës për t’u shfaqur vetëm me të brendshme. Më tej klipi zhvillohet në një jaht ku këngëtarja si protagonist ka zgjedhur pikërisht të dashurin e saj. (more…)

Linda Halimi ndahet nga i fejuari

Linda Halimi e ka pranuar se është ndarë nga i fejuari i saj, kitaristi nga Peja, Ilir Halili, dhe se tash do t’i kushtohet karrierës muzikore.

“Nuk mund të jap detaje për një çështje që më përket vetëm mua edhe atij. Por tani që jemi ndarë nga njëri-tjetri mund të them se vetëm gjithçka në jetë ndodh për një arsye, dhe jam shumë e lumture për të gjitha gjërat që më kanë ndodhë deri më tani”, i ka thënë këngëtarja gazetës Panorama Plus. (more…)

Erion shqiptari mes yjeve amerikanë

Te futesh në tregun e muzikës amerikane për një shqiptar është gati e pamundur. Por, Erion Kaçani ka një ëndërr dhe është i vendosur ta bëjë realitet.

Kjo pasi ka njohur ata që të çojnë drejt suksesit, siç janë producentët më të mëdhenj të muzikës. Një prej tyre është producent i Lady Gaga, me të cilin Erioni do të realizojë edhe një këngë. (more…)

MARKETING

Reklama Online
Copyright 2009 Thashetheme.