Ndërkohë që ngjarjet brenda shtëpisë së “Big Brother” po bëhen gjithnjë e më intriguese, diskutimet e fansave të këtij programi bëhen gjithnjë e më të nxehta.
Kësaj here ata kanë vendosur të mos tolerojnë nëse rezultati i votimeve nuk i ngjan atij të votimeve on-line duke shpjeguar se ata krahas këtij votimi, bëjnë edhe atë me telefon për të nxjerrë jashtë personazhin që pëlqejnë më pak.
Nëse dy javë më parë personi më i votuar ishte Klodi por në fakt doli Graciela, ata kanë frikë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe kësaj here, ku me vota maksimale është vendosur që të dalë Olta.
Ata kërcënojnë se nuk do të votojnë më dhe do ta braktisin këtë program nëse vullneti i tyre i shprehur me vota, nuk pasqyrohet edhe në rezultatin final, pra me daljen e banorit më shumë të votuar.

un mendoj se nuk varet nga votat e publikut por e nga big brother e ata e shohin perrqindjen e votave te publikut e vendosin kush do largohet
nese nuk votohet olta pse te mos dal edhe une jam e pajtimit se nese nuk del nuk besoj ne votim