VIP Shqiptar

Motrat Ismajli bëhen bashkë

Janë të dyja motra me një sukses të paimagjinueshëm. Dy këngëtaret e njohura kosovare, Adelina dhe Zanfina Ismajli do të bashkohen bashkë në një koncert madhështor më 8 gusht në Kumanovë.
Fansat kanë kërkuar prej kohësh një ribashkim të motrave, në një tjetër duet.
Ndonëse kjo dëshirë e tyre ende nuk është realizuar, të paktën ata do të kenë mundësi t’i shikojnë të dyja njëherësh në skenë.
Zanfina aktualisht është duke shijuar suksesin e këngës që publikoi në fillim të kësaj vere, ndërsa Adelina është duke shijuar pushimet, pas një viti tejet të ngjeshur me aktivitete dhe prodhimtari në muzikë.

Komentoni këtë artikull

MARKETING

Reklama Online
Copyright 2009 Thashetheme.