Janë gjendur në të njëjtin klub nate në kryeqytet dhe kanë dëfryer deri në orët e para të mëngjesit.
Këngëtarja Mariza Ikonomi dhe gazetari Alban Dudushi kanë treguar se janë miq të mirë, këtë herë jo brenda formatit të emisionit të Dudushit.
Mariza e ka shijuar shumë këtë mbrëmje, aq sa e ka bërë edhe Albanin të kërcejë, i cili është
jo shumë i dhënë pas këtij të fundit.
Gjithçka është zhvilluar nën ritmet e muzikës ‘live’, ndërsa bashkë, dy njerëzit e njohur të ekranit kanë qeshur e janë dëfryer në maksimum me shoqërinë e tyre.
Të dy të veshur sport, Mariza me një këmishë të kaltër dhe xhinse, ndërsa Albani komod, si gjithmonë.
