Modeli i njohur shqiptar që jeton në Zvicër, Labinot Gashi, së bashku me pretendenten e kurorës së “Miss Zvicra 2010”, Arjeta Lataj, janë zgjedhur imazhe publicitare të kompanisë “Stone Castle”.
Sukseset e tyre vazhdojnë me këtë reklamë, pasi më herët ata janë dëshmuar në botën e modës duke marrë pjesë në sfilata dhe fotosesione të ndryshme në këtë vend.
Labinoti para disa muajve ishte në një udhëtim në Republikën Domenikane ku realizoi një fotosesion për të reklamuar veshjet e plazhit për një kompani të njohur atje.
Oferta në adresë të tij kishte ardhur direkt nga fotografi zyrtar i kësaj kompanie që kishte ftuar modelin shqiptar të vizitonte Republikën Domenikane.
Mercedez Benz
